RRETH 13 MILION EURO PER PERFAQESIME DIPLOMATIKE
Prej tvteuta15:47, 30 Mars 2019
Ministaria e puneve te jashtne e Malit te Zi per vitin 2018 ka disponuar me mjetet prej 18.653.195 eurosh, kurse sipas te dhenave shpenzimet e bera kapin shumen prej 17.821.811 eurosh. Ne baze te programit te adminsitrimit, jane shpenzuar rreth 3.687.881 euro, derisa per perfaqesite diplomatike jane shpenzuar rreth 13.767.709 euro. Per funksionimin e drejtorise per diaspore jane shpenzuar mjetet prej 366.221 euro, kurse per prokurime publike jane ndare mjetet prej 899.651,84 euro. Poashtu eshte kryer nje proces i hapur ne te cilin eshte bere marreveshtja per kater vite, i cili parasheh rezervimet e letrave per balona me kosto prej 170.000,00 eura, per materjale te zyreve 16.999,24 eura, per karburant 22.850,00 eura, kurse per mbajtjen e tryezave te rrumbullakta dhe shqyrtimeve publike, eshte kontraktuar vlera prej 50.000 eurosh, theksohet ne dokumentin e publikuar.