Rajoni/Bota Më shumë

Rreth 11% e popullsisë së Kosovës ka kërkuar vizë gjermane

Prej tvteuta09:17, 30 Mars 2022

Ambasada gjermane në Prishtinë ka dhënë gati 200 mijë viza për shtetasit e Kosovës per të shkuar në këtë vend. Sipas praktikës aktuale, ambasada gjermane lëshon pak më shumë se 5000 leje në vit. Që nga fillimi i muajit Dhjetor të vitit të kaluar, “11% e popullsisë së Kosovës” ka kërkuar vizë gjermane. Nga fillimi i muajit Dhjetor deri në fund të muajit Mars, në ambasadën e këtij vendi në Prishtinë janë pranuar 199.783 kërkesa për viza. Këtë muaj në ambasadën gjermane janë dorëzuar 48.044 kërkesa për vizë.

Disa vite më parë, autoritetet gjermane vendosën të japin më tepër akses për punëtorët nga Ballkani Perëndimor. Numri i aplikimeve për viza në ambasadat e vendeve të tjera perëndimore në Prishtinë është më i ulët.

Ambasada e Zvicrës, nga Nëntori i kaluar deri në Janar të këtij viti, ka pranuar gjithsej 8737 aplikime për viza. Në periudhën Nëntor-Mars, ambasada kroate ka pranuar 1944 aplikime per viza. Nëse vazhdon trendi i dorëzimit të kërkesave për viza në ambasadën gjermane vetëm për një vit një e treta e popullsisë do të largohej nga Kosova. Mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia në një nga shtetet e Bashkimit Europian, të cilët nuk e lejojnë dyshtetësinë.

Edhe heqja dorë nga nënshtetësia e Kosovës ka shënuar shifra të mëdha në vitet e fundit. Gjermania nuk lejon mbajtjen e dy nënshtetësive. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës nënshtetësitë që marrin më së shumti qytetarët e Kosovës janë nënshtetësia gjermane, austriake, sllovene, kroate etj.

  • 1

    Radio