Kulturë

Kulturë Më shumë

Rreth 11.000 tekste për nxënësit jashtë trojeve shqiptare

Prej tvteuta27 August 2019

Rreth 11 mijë tekste të gjuhës shqipe do t’u shpërndahen nxënësve dhe mësuesve shqiptarë që gjenden jashtë trojeve shqiptare. Ministri i Shtetit për Diasporën, në qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko tha se, “për herë të parë që nga krijimi i saj në janar të këtij viti, Qendra e Botimeve për Diasporën ka përgatitur dhe po shpërndan paketën e teksteve shkollore për mësimdhënie në Diasporë.

Të gjitha tekstet janë falas dhe tërheqja e tyre do të bëhet në ambasadat shqiptare të vendeve përkatëse, sipas kërkesës së këtyre të fundit”, tha ndër të tjera Majko.