Rrënohet objekti afer kishes në Darzë. Ministria thotë se ishte pa leje
Prej tvteuta18:44, 10 Qershor 2020

Sot në orët e para të mëngjesit, me urdhër të Inspektoratit për ndërtimtari pranë Ministrisë së turizmit, filloi rrënimi i objektit afer kishes së Shën Vasilit, në fshatin Darzë në periferi të Komunës së Ulqinit. Në kumtesën e Ministrisë thuhet se vendimi për rrënimin e objektit me sipërfaqe disa qindra metra katrorë, u bë për arsye se i njëjti përbën devastim të hapsirës dhe ambientit të Kishës së Shën Vasilit , e cila daton nga shekulli i tetëmbdhjetë. Përveç kësaj, objekti në fjalë nuk posedonte leje dhe ishte ndërtuar në mënyrë ilegale. Nga ministria shtojn se Kishës ortodokse të Ulqinit , e cila edhe kryente punimet, i është dorëzuar vendimi për ndalimin e puimeve, por përkundër kësaj ato kanë vazhduar, me çka u mor vendimi për rrënimin e objektit.
Gjatë procesit të rrënimin në vendgjarje u tubuan një numër i besimtarëve dhe të popullatës vendase, kurse ndërhyrja ishte e siguruar nga forcat e njësisë speciale.
Për këtë rast reaguan edhe nga Kisha ortodokse serbe në Mal të Zi, e cila tha se manastiri ishte rrethuar dhe se policia nuk lejonte ndëryrjen e askujt.