Rregullore e re për pronarët e objekteve të përkohshme
Prej tvteuta27 April 2019
Ministria e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dërgoi direktiva për shërbimet e Arkitektëve Kryesorë të Komunave bregdetare për zbatimin e Rregullores së re për Ligjin dhe Planifikimin e objekteve, të cilat do të jenë subjekt i rregullave të reja për pronarët e objekteve të përkohshme. Domethënë, çdo ndërtesë e përkohshme sipas kësaj rregulloreje duhet të ketë dokumentacion adekuat, i cili është më i gjerë. “Rregullorja e re parashikon që për një objekt deri në 30 metra katrorë, pronarët duhet te sigurojnë zgjidhjen ideore që do të kaloje pëlqimin, ndërsa për një hapësirë më të madhe duhet të sigurojnë projektin e rishikuar kryesor, “tha arkitekti kryesor i qytetit të Ulqinit, Aleksandar Daboviq.