Rotari klub Ulqin: Manifestim me rastin e Ditës botërore të poliomelitit
Prej tvteuta23 October 2019
Këtë të premte më 25 tetor, Rotari klub në Ulqin organizon manifestim me rastin e Ditës botërore të poliomelitit. Në këtë manifestim do të prezantohen rezultatet e deritanishme në luftën kundër kësaj sëmundjeje, e cila edhe pse parandalohet me vaksinim, akoma paraqet kërcënim në mjaft vende të botës. Manifestimi do të mbahet në hotelin “Palata Venecia” me fillim në ora 20.00.