Sporti Më shumë

Ronaldinho lirohet nga burgu në Paraguai

Prej tvteuta16:33, 8 Prill 2020

Ylli i futbollit, Ronaldinho, është liruar nga burgu i sigurisë së lartë në Paraguai, është bërë e ditur të martën mbrëma.

Ronaldinho ka qëndruar në burg për rreth një muaj, prej kur u ndal në kufi me pasaportë të rreme. Ish-futbollisti brazilian dhe vëllai i tij, Roberto, janë transferuar në burg shtëpiak, pas një seance gjyqësore të mbajtur të martën në kryeqendrën e Paraguait.

Sipas “Globoesporte”, Ronaldinho dhe vëllai i tij do të paguajnë 1.6 milionë dollarë si dorëzani, ndërsa ata tani duhet të qëndrojnë në një hotel me çmim prej 64 dollarë për një natë, vetëm dy milje larg vendit ku janë burgosur.

Ronaldinho ka festuar ditëlindjen e 40-të në burg. Ai u bë i popullarizuar në mesin e të burgosurve, ndërsa mori pjesë në një turne të futbollit të vogël.

  • 1

    Radio