Romët duhet të kenë përfaqësues në Kuvend
Prej tvteuta15:01, 3 Gusht 2019
Mali i Zi duhet të sigurojë kushtet që romët të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Malit të Zi, në mënyrë që të luftojë për të drejtat e tyre, thotë drejtori i OJQ Romët e rinj, Samir Jaha. Ai shtoi se kjo OJQ në bashkëpunim me partnerët vitin e kaluar i ka dorëzuar Kuvendit iniciativën për ndryshimn e Ligjit për zgjedhjen e deputetëve, e cila sipas tij duhet të merret seriozisht. Ai theksoi se përveç punësimit simbolik në administratën publike, pjesmarrja e pakicës rome në trupat e vendimmarjes politike është inekzistente.