Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Rokshped nën hetim për Galeb-in

Prej tvteuta4 August 2017

Prokuroria e shtetit dhe inpektorët për krime ekonomike janë duke hetuar kredinë prej rreth 30 milionë euro të marrë nga kompania “Rokshped”, për të cilët në hipotekë është vendosur ish hoteli Galeb dhe toka në të cilën ishte ndërtuar. Si shkak i hetimeve është dyshimi se Rokshped nuk është në pronësi të tokës por vetëm shfrytëzuese e saj, prandaj nuk ka pasur të drejtë ta ofrojë atë si hipotekë. Inspektorët kanë kërkuar nga Riviera e Ulqinit dhe kadastri të gjithë dokumentacionin në lidhje me këtë çështje, kurse sipas gazetës “Vijesti” në qendër të hetimeve do të jetë edhe privatizimi mjaft i përfolur i këtij hoteli në vitin 2006. Rokshped e bleu hotelin Galeb për 5.75 milion euro me detyrim që deri në vitin 2009 të investojë në të 14 milion dhe ta sjellë në rangun e hotelit me 5 yje. Kjo jo vetëm që nuk ndodhi por ai u rrënua komplet dhe punimet nuk filluan kurrë.