Aktuale Më shumë

Rivendoset furnizimi normal me energji në Kosovë

Prej tvteuta08:50, 16 Gusht 2022

Ministria e Ekonomisë së Kosovës ka njoftuar se duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Sipas ministrisë, falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike, shkruan KosovaPress.

 

  • 1

    Radio