Rajoni/Bota Më shumë

Rikthehet energjia elektrike në Kiev

Prej tvteuta15:35, 27 Nëntor 2022

Administrata ushtarake e Kievit, njoftoi se punimet për të rikthyer energjinë elektrke, uji dhe ngrohjen, janë në fazën përfundimtare. Mëngjesi i së dielës e gjeti shumicën e banorëve të kryeqytetit me energji elektrike, ndërsa nuk raportohet se ka patur ndërprerje.
“E gjitha kjo falë furnizimit të rikthyer dhe të qëndrueshëm me energji elektrike dhe konsumit të ulët të energjisë nga abonentët. E njëjta situatë për ujin, ngrohjen dhe komunikimin: çdo gjë funksionon normalisht”, njoftoi administrata ushtarake e Kievit. Të mërkurën, Rusia goditi me raketa infrastruktuën energjetike në Ukrainë, duke shkaktuar dëme të mëdha, dhe duke lënë të gjithë rajonin prej 3 milionë banorësh pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm. Moska i cilësoi sulmet ndaj infrastrukturës së Ukrainës si ushtarakisht legjitime dhe tha se Kievi mund ti japë fund vuajtjeve të popullit të tij nëse i nënshtrohet kërkesave ruse. Nga ana tjetër, Ukraina tha se sulmet që synojnë të shkaktojnë mjerim civil janë një krim lufte. Kievi pritet që të goditet nga një stuhi dëbore, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën zero si ditën ashtu edhe natën.

  • 1

    Radio