Opinion Më shumë

Rexhep Lleshi i dergon leter te hapur Qeverise se Malit te Zi

Prej tvteuta14:48, 25 Maj 2022

Shkruan: Rexhep Lleshi

Transmetojme shkresen ne menyre integrale:

T  ë     n  d  e  r  u  a  r

Ju përgëzoj personalisht për zgjedhjen tuaj në Qeverinë e 43. të Malit të Zi

dhe uroj shumë sukses në punë, në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë!

Si qytetar, Rexhep Lleshi, arsimtar në pension, Brajshë – Ulqin, i gëzohem zgjedhjes së organeve të pushtetit, duke pritur që të zgjedhurit në sferën e punës së tyre të mendojnë dhe punojnë për njeriun, hallet, nevojat, jetën dhe përparimin e tij dhe shoqërinë në tërësi.

Ashtu i gëzohem edhe besimit tuaj që u është dhënë dhe e ushtroni.

Jam i vetëdijshëm për rëndësinë dhe domethënien e normave tuaja, dhe thellësisht dëshiroj dhe sinqerisht shpresoj që forca e re në vazhdimësi t’i gjallërojë ato.

Me këtë paraqitje në fillim të mandatit tuaj, mendova që në dobi të së mirës së përbashkët të qytetarëve të Malit të Zi. në mirëbesim dhe haptazi, të nderuar Kryeministër dhe ministra, t’ju ofroj,

P  r  o  p  o  z  i  m  i  n:

  1. Që secili ministër, nga tash, në sferën e punës të mendojë nga NJË VEPRIM, me rëndësi për mjedisin, popullsinë, veprimtarinë etj.

– Nga përmbajtja duhet të jetë vepër me rëndësi të përgjithshme, e cila nga pakujdesia është lënë pas dore ose ka lëvizur jomjaftueshem e në parregullësi.

– Zgjedhjen e bërë ta veni në programin aktual të punës dhe të kujdeseni që në kohë dhe mënyrë të rregullt ta nxjerrni në dritë dhe ta bëni efikas.

– Sipas asaj vepre të njihet mandati dhe koha e punës, ndërsa emri i saj të mbahet në mend të realizuesit, d.m.th. emrin tuaj.

Nëse dëgjohet kjo do të nënkuptojmë përfitimin e 20 veprave të jashtëzakonshme të mira, zbatimi i të cilave do të nis dhe kthej rendin për mirë.

*Për hir të orientimit një propozim i ofroj Ministrit të nderuar të Drejtave të pakicave zotëri Fatmir Gjeka, që lexon:

  1. a) Futja e komunikimit me shkrim në gjuhën e personave të pakicës kombëtare, ofruesve dhe përdoruesve të shërbimeve.

 Sh  p  j  e  g  i  m:

Në përbërjen e popullsisë së Malit të Zi jetojnë dhe veprojnë edhe pakicat kombëtare, përfshirë edhe shqiptarët si vendqëndrim dhe popullsi autoktone.

Aktet themelore të shtetit rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve, madje edhe të popullatës pakicë. Në çfarë mënyre, deri në çfarë mase zbatohen dhe sa është shkalla e kënaqësisë me atë që është bërë dhe arritur, tash nuk do e marrë përsipër, as juve tu lodhë.

Vëmendjen time e fokusoj në një veprim të papërshtatshëm, komunikimin me shkrim të ofruesve të shërbimit dhe përdoruesve bashkëqytetarë shqiptar, në të gjitha mjediset dhe nivelet, në gjuhën joamtare. Është një fenomen i njohur përgjithësisht, i krijuar historikisht që nga viti 1945. me aplikimin e shkronjave të ndryshme, dhe tani malazeze.

E përkthyer në populloren do të thotë se ofruesi shqiptar, shqiptarit i shkruan në gjuhën malazeze!

Ashtu veprohet në: kafene, restorant, dyqan, postë, bankë, shkollë, zyrë vendore, komunë, administratë publike, shtëpi shëndeti, spital, polici, prokurori, gjykatë e tjera.

Ato shihen në: llogarinë fiskale, fletëdorëzimin, dokumentin personal dhe pasuror, llogarinë bankare, udhëzimin-raportin mjekësor e laboratorik, urdhrin për kundërvajtje, padinë, ankesën, vendimin, aktvendim-gjykimin, falenderimin, diplomën dhe gjithçka tjetër.

Gjatë punës së tij në komunikimin publik, një anëtar i punësuar i pakicës, shqiptar, në të njëjtën kohë, në një gjuhë flert në tjetren shkruan. Paradoksale dhe e vërtetë, apo jo!?

Ai veprim mund të korrigjohet sipas propozimit të ofruar në mënyrë që komunikimi, me gojë dhe shkrim, të bëhet në të njëjtën gjuhë, të ofruesit dhe përdoruesit të shërbimit.

Për ta pranuar dhe plotësuar këtë janë të nevojshme vullneti, mirëkuptimi dhe pak përpjekje në strukturën e shkrimit.

Për hyrje është e nevojshme blerja e një makinë shkrimi me tastierë të 36 shkronjash alfabetike-shqipe dhe t’u “dërgohet” ekzekutuesve kompetent për përdorim të mëtejshëm.

Për prezantimin dhe zbatimin e propozimit e pashmangshme biseda dhe marrëveshja brenda Qeverisë dhe ministrive e posaçërisht aty ku propozimi prekën fushëveprimin e tyre.

Në diskutimin e kësaj pyetje mund të sypozohen mospërputhjet dhe vështirësitë  në leximin e shkrimit parësor, që do ishte vetëm një justifikim dhe udhëzues për mos bërje.

Zbatimi i këtij propozimi nuk kërkon fonde dhe nuk prodhon dëme për kombët tjerë, as shtetin, ndërsa komunikimi aktual historikisht i dëmshëm për qenien kombëtare shqipe.

Kjo letër nuk vjen nga Brukseli, por nga fryma e tij. Ai na inspiron dhe te ai aspirojmë.

Duke u thirrur në parimet e tij edhe Qeveria fitoi besimin. Në to duhet vazhduar!

Dhe këtu është një pjesë për t’u shprehur.

Shpresa që më pushton dhe besimi që kultivoj më shtyen të mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe në shënjestër të interesave të qytetarëve të Malit të Zi.

Pra, ju lutem, le ta vërtetojmë!

Me respekt,

 

Ulqin, 24 maj 2022                                                                P a r a sh t r u e s i

Rexhep Lleshi d. v.

  • 1

    Radio