Rexha : Ullishta në rrezik, të bëhet spërkatja e ullinjëve

Prej tvteuta14:51, 30 Korrik 2019

Situata në ullishtat e vjetra në Komunën e Ulqinit nuk është e pëlqyeshme pasi është paraqitur miza e ullirit, një dëmtues që mund të shkatërrojë frytdhënien e ullinjëve. Analizat e kryera nga Fakulteti Bioteknik i Malit të Zi, kanë treguar se në disa pjesë të ullishtës së Valdanosit  janë paraqitur simptomat e prezencës së mizës dhe për menjanimin e këtij rreziku duhet spërkatja e ullinjve me trajtimet përkatëse. Kushtet aktuale meteorologjike  shkojnë në favor shumëzimit të mizës dhe nëse nuk merren masat e duhura , këshilltari për bujqësi në Komunën e Ulqinit, Gani Rexha, thotë se mund të kemi një rendiment të ulët të frytëdhënies së ullirit. Ai rikujtoi  prodhuesit se mjetet për mbrojtje duhet përdorur në pajtim me rregullat e praktikës së mirë bujqësore për mbrojtjen e bimëve. Rexha rikujtoi se edhe vitin e kaluar është paralajmëruar një rendiment i lartë i frytdhëniës së ullinjëve,por ullishtarët i kanë injoruar rekomandimet dhe si pasojë prodhimi ka dështuar.

  • 1

    Radio