Aktuale Më shumë

Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit

Prej tvteuta10:09, 13 Dhjetor 2016

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje vonë se kishte përzgjedhur shefin e “ExxonMobil”, kompanisë më të madhe në botën e naftës dhe e gazit, Rex Tillerson, në postin e sekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, njoftojnë mediat vendase.

Gazeta e përditshme amerikane “The New York Times” shkruan se Trump ka hedhur poshtë shqetësimet se Tillerson, 64 vjeç, ka një marrëdhënie shumë komode me presidentin rus, Vladimir Putin. Më herët kishin qarkulluar zëra për disa emra për këtë post duke përfshirë ish-kandidatin për president, Mitt Romney  dhe ish-kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut dhe një mik besnik i Trumpit, Rudy Giuliani.

  • 1

    Radio