Slider

Aktuale Më shumë

Resulbegoviq u zgjodh udhëheqës i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin

Prej tvteuta17 November 2023

Për udhëheqës të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin, në seancën e Këshillit Prokurorial është zgjedhur Faruk Resulbegoviq. Është duke u zhvilluar seanca e Këshillit Prokurorial, në të cilën ndër të tjera do të diskutohet për sjelljen e prokurorëve në hetimet e zhvilluara në lidhje me vrasjen e kryeredaktorit të “Dan” Dushko Jovanoviq, transmeton portali RTMZ. Resulbegoviq kishte 98,8 pikë dhe ishte i vetmi që aplikoi në konkursin e shpallur nga Këshilli Prokurorial më 19 qershor. Krahas atij posti, ai është edhe kandidat për gjyqtarin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhja e tij pritet të mërkurën e ardhshme, kur është caktuar seanca e Kuvendit. Në raundin e parë të votimit për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese në shkurt të këtij viti, Resulbegoviq nuk mori shumicën e nevojshme prej dy të tretave. I mbetej vetëm që në raundin e dytë të votimit të merrte tre të pestat e votave (49) të deputetëve për t’u zgjedhur gjyqtari i shtatë, i cili do të kompletonte shkallën gjyqësore.