Resulbegoviq: Potencialet e Ulqinit nuk po shfrytëzohen sa duhet
Prej tvteuta16:51, 19 Korrik 2019

Ulqini ka shumë potencial turistik por duhet punë për ta shfrytëzuar si duhet, tha për TV Teuta, kryetar i sektorit të qiramarrësve të plazheve në Shoqatën Turistike të Malit të Zi, Gani Resulbegoviq. Sipas tij, gastronomia e Ulqinit është një sektor i cili është komplet i pashfrytëzuar dhe që mund të tërheqë turistë të huaj, por mungesa e lidhjeve të mira ajrore dhe aeroportit, ndikon shumë në valorizimin e potencialeve. Ai thotë se turistët e sotëm në një formë janë të “llastuar” dhe nuk i durojnë vonesat, turmat apo pritjet në kufi, dhe duan të shfrytëzojnë kohën në maksimum për eksperinca të reja. “Nuk është e mjaftueshme që të ketë bukuri natyrore, por duhet rritur oferta turistike në nivelin më të lartë dhe turistët të joshen me gjëra që nuk kanë mundësi ti përjetojnë në vende të tjera”, thotë Resulbegoviq.