Aktuale Më shumë

Resulbegoviq: Në rastin e raportit të Monstatit për pengimin e pretenduar të regjistruesve në Ulqin nuk ka elemente të veprës penale

Prej tvteuta11:43, 27 Tetor 2023

Prokuroria e Ulqinit konstatoi se në rastin e kallëzimit të Monstatit për kinse pengimin e regjistruesve në atë qytet nuk ka elemente të veprës penale.

Këtë e ka konfirmuar dje për “Vijesti” kreu i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin, Faruk Resulbegoviq.

Administrata policore pardje ka njoftuar se ka marrë një raport nga Monstat se përfaqësuesit e atij institucioni dhe dy anëtarë të komisionit të regjistrimit në Ulqin është dashur të largohen nga salla e parlamentit lokal atje me urdhër të dy personave të panjohur për ta. Përfaqësuesit e Monstat deklaruan se në sallë kishin mbetur materiali i regjistrimit.

“Ju njoftoj se ngjarja në fjalë është raportuar në polici, me ç’rast me urdhër verbal të këtij prokurori ka vepruar Departamenti i Policisë së repartit të Siguris) Ulqin dhe nga disa persona janë mbledhur kallëzime, pas së cilës është konstatuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale e cila ndiqet në detyrë zyrtare”, ka thënë Resulbegoviq për “Vijesti”.

 

 

  • 1

    Radio