Sociale Më shumë

Reshjet e shiut shkaktuan dëme të mëdha materiale

Prej tvteuta15:04, 13 Qershor 2016

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkatuar vërshime në mbarë territorin e komunës së Ulqinit. Dëmet janë shumë të mëdha pasi që uji ka depërtuar në shumë shtëpi e lokale. Zonat më të rrezikuara si gjithnjë mbesin zona e Totoshit, Fusha e Ulqinit, Kodrat, Bulevardi “Teuta”ku uji ka hyrë në shumë shtëpia dhe lokale duke lënë pas  gjendje kaotite.

Ekipet e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ndërmarrjes për Veprimtari Komunale dhe Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime janë në terren duke i pastruar rrugët e bllokuara nga stuhija dhe të reshurat e mbrëmbshme .

Drejtori i Ndërmarrjes për Veprimtari Komunale, Mehmet Zenka deklaroi se nga orët e hershme të mëngjesit ka mobilizuar  të gjithë fuqinë punëtore për të pastruar rrugët e qytetit,dhe gjatë dite do të jetë çdo gjë si më herët shton ai.

Ndërkaq drejtori i Ndërmarrjes Komunale Ujësjellës e kanalizime Fehim Avdiu deklaroi se të reshurat e shiut  ishin aqë të dendura  sa që  edhe të kishim një infrastruktur të mirëfilltë të kanalizimit nuk do të kishte mundësi të përpijë gjithë atë ujë. Ai shton se komuna është ajo që duhet të kujdeset për ujërat e reshjeve atmosferike.

Sa i përket zones së Shtojit dhe Anës së Malit janë dy zona që kanë pësuar më shumë dëme në kulturat bujqësore,është viti i dytë me radhë që nga reshjet atmosferike bujqit e këtyre të zonave dëmtohen rëndë .

Uji poshtu ka depëruar edhe në Institucione të ndryshme ,Bilal Alaj drejtor i Qendrës Ditore për Fëmijë dhe të Rinjë me aftësi të kufizuara shprehet se uji ka depërtuar në çdo hapësirë  të qendrës dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, kështu që sot fëmijët nuk kanë qëndruar aty.

Uji ka depërtuar edhe në disa shkolla të qytetit.

Aksi rrugor Ulqin Zogaj në orët e mëngjesit ka qenë i bllokuar,disa makina kanë mbetur në ujë ku është dashur të intervenoojnë ekipet e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

  • 1

    Radio