Aktuale Më shumë

Renzi jep dorëheqjen pas humbjes në referendum

Prej tvteuta09:59, 5 Dhjetor 2016

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, pranoi humbjen në referendumin për reforma kushtetuese, të thirrur nga vetë ai. “Mbaj gjithë përgjegjësinë për humbjen. Unë besoj në demokraci”, tha Renzi në një konferencë për gazetarë, në orët e para të ditës së sotme. “Qeveria ime merr fund sot. Do të jap dorëheqjen”, tha ai.rezultatet e votimive deri tani tregojnë se 42-46% kanë votuar në mbështetje të reformave, ndërsa 54-58% kanë votuar kundër.Partitë populiste kanë mbështetur votën me “Jo”.Shkurtimisht, ndryshimet e propozuara kanë përfshirë reduktimin e pushtetit të Senatit – nga 315 anëtarë sa janë aktualisht në 100 – si dhe zvogëlimin e kompetencave të autoriteteve rajonale.

Renzi ka argumentuar se reformat do të përshpejtonin procesin e rëndë ligjvënës në Itali, vendin që ka pasur 60 qeveri qysh në vitin 1948.Sipas Renzit, këto ndryshime do t’i mundësonin atij të ecte përpara me reformat shumë të nevojshme ekonomike.Megjithatë, kundërshtarët i kanë bindur qytetarët se propozimet do të përqendronin shumë pushtet në duart e kryeministrit.

  • 1

    Radio