Aktuale Më shumë

Rënie e lehtë e papunësisë në Mal të Zi

Prej tvteuta17:04, 9 Gusht 2022

Në fund të korrikut, sipas raportit mujor të Entit të Punësimit, numri i të papunëve në Mal të Zi ishte 45.116 persona. Kjo është 9,109 persona më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe madje 21 për qind ose 12,270 më pak në krahasim me fillimin e vitit, kur numri i të papunëve ishte mbi 57,000.  Megjithatë, duke krahasuar numrin e të papunëve me korrikun 2019, mbi 10 mijë persona më shumë presin punë në byro në korrik të këtij viti.

Shkalla e papunësisë në fund të muajit të kaluar ishte 19.45 për qind dhe është katër për qind më e ulët se vitin e kaluar. Raporti tregon se gati 16 mijë qytetarë kanë mbi tre vjet që kërkojnë punë. Pjesa më e madhe e të papunëve janë me arsim të mesëm, mbi 13 mijë dhe më pas gati nëntë mijë me arsim të mesëm të ulët.  Një numër i madh i të papunëve kanë edhe diploma të shkollave të larta  , gjithsej 1576, ndërsa të papunë janë pothuajse katër mijë specialistë dhe me diploma master.  Punë nuk ka as për 21 doktora të shkencave. Ndër grupmoshat, 21 mijë janë nga 31 deri në 50 vjeç, rreth 10 mijë të papunë janë nga 51 në 60 vjeç, ndërsa gati 10 mijë janë nën 30 vjeç.

Për shtatë muajt e parë të këtij viti Enti ka shpallur 17.823 vende të lira pune, nga të cilat 15.688 janë me afat të caktuar, ndërsa pjesa tjetër i referohet afatit të pacaktuar.  Kjo është 34 për qind më shumë se vitin e kaluar.

  • 1

    Radio