Rënie e lehtë e çmimeve të karburanteve
Prej tvteuta16:45, 4 Korrik 2022
Prej ditës së nesërme çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi do të pësojnë ulje të lehtë, njoftojnë nga Ministria e investimeve kapitale.
Çmimi i eurosuper 98 dhe 95 do të jetë më i lirë për 3 centë dhe do të kushtojë 1.74 euro, respektivisht 1.70 euro për litër.
Eurodizel do të ulet për 4 centë, në 1.74 euro për litër. Këto çmime do të jenë në fuqi edhe për të paktën dy javë.