Rënie e lehtë e çmimeve të derivateve të naftës
Prej tvteuta13:54, 27 Mars 2023

Prej ditës së nesërme çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi do të pësojnë rënie, njoftojnë nga Ministria e Investimeve Kapitale.
Eurosuper 95 dhe 98 do të zbresin për 1 cent në 1.56 respektivisht 1.60 euro për litër, ndërsa Eurodizel do të bjerë për 6 cent në 1.44 euro për litër.
Këto çmime do të jenë në fuqi për të paktën dy javë.