Aktuale Më shumë

Rënie e lehtë e çmimeve të banesave

Prej tvteuta17:43, 25 Maj 2023

Çmimi mesatar për metër katror i apartamenteve të rinj në Mal të Zi në tremujorin e parë (janar-mars) të këtij viti ishte 1389 euro. Ky është tremujori i tretë radhazi në të cilin çmimet e apartamenteve, sipas të dhënave të Monstat, kanë pësuar rënie. Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar (korrik, gusht, shtator), çmimi mesatar për metër katror në ndërtimet e reja në shitjet komerciale ishte në nivel rekord dhe arriti në 1,446 euro, në tremujorin e katërt (tetor, nëntor, dhjetor) ka rënë në 1,409 euro, ndërsa tani në 1,389 euro.

Këto janë çmimet e marra nga Monstat në bazë të kontratave të shitjes dhe i referohen shitjeve të bëra nga kompanitë e regjistruara. Në këtë mesatare nuk përfshihen apartamentet nga të ashtuquajturat programe të solidaritetit sindikal. Çmimet e materialeve të ndërtimit filluan të ulen në fund të vitit të kaluar, por çmimet e apartamenteve nuk e pasuan plotësisht këtë ulje sepse ndërkohë pati një rritje të interesit të blerësve, në radhë të parë ukrainasve, rusëve dhe turqve.

Tashmë po shiten edhe banesat që janë ndërtuar vitin e kaluar në periudhën e çmimeve të larta të materialeve të ndërtimit. Pra, pritet që në periudhën e ardhshme çmimet e apartamenteve të varen nga ulja e mëtejshme e çmimeve të materialeve të ndërtimit, por edhe nga interesi i blerësve, në radhë të parë të huajve me fuqi blerëse më të madhe se qytetarët vendas.

  • 1

    Radio