Rekord i audiencës në Evropianin e femrave në Angli
Prej tvteuta31 August 2022

Kampionati Evropian në konkurrencën e femrave i organizuar në Angli ka thyer rekordin e audiencës.
Organizatorja e turneut, UEFA, ka thënë se audienca ka qenë dy herë më e madhe sesa në Evropianin e kaluar.
Audienca e finales madje ishte tri herë më e madhe se ajo që shikuan finalen e vitit 2017, ka thënë UEFA të mërkurën.
Të pranishëm në finalen e “Wembleyt” në stadium ishin 87 mijë e 192 shikues, ndërsa numri në total i të pranishmëve në stadiume përgjatë Evropianit 2022 ishte 574 mijë e 875.