Opinion Më shumë

Reisi Fejziq uron Fitër Bajramin

Prej tvteuta10:30, 4 Qershor 2019

Reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq, uroi të gjithë besimtarët islam me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke iu referuar sakrificës dhe përkushtimit që besimtarët treguan në muajin e shenjtë të Ramazanit. “Të dashur vëllezër e motra, të dashur miq dhe besimtarë, sot është kurora e gjithçkaje që ishte në muajt e fundit. Sot është Bajrami dhe pastaj jeta vazhdon”. Me mësimet që dëgjuam dhe pranuam gjatë këtij Ramazani, ne u  bëmë njerëz më të mirë, besimtarë më të mirë, me më shumë dashuri dhe respekt për njëri tjetrin. Për këtë , në emër të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, ju uroj të gjithëve një Bajram të lumtur me një përshëndetje tradicionale – Bajram Sherif Mubarek Olsun, “tha ndër të tjera Fejziq në urimin e tij.

  • 1

    Radio