Sociale Më shumë

Regjistrimet në shkollat e mesme të Ulqinit

Prej tvteuta10:35, 25 Gusht 2015

Regjistrimet për vitin akademik 2015/2016 janë në fazën përfundimtare. Deri tani në shkollën e mesme publike “Vllazërim bashkim “ janë regjistruar rreth 200 nxënës, që do të thotë gjithsej 7 paralele. Por, kapaciteti i kësaj shkolle është edhe për 2 paralele tjera, kështu deklaroi drejtori Hysein Katana.
Sipas konkursit të hapur nga ministria e arsimit, semi maturantët kanë pasur mundësi të zgjedhin drejtime të ndryshme. Drejtimi më i preferuar tradicionalishtë është ai i gjimnazit të përgjithshëm, kurse nga viti në vit interesimi më i vogël është për drejtimet e shkallës së tretë.
Shkolla mesme publike “Vllazërim bashkim” zyrtarisht ka filluar me punë, ku nga mesi i muajit gusht ishin provimet interne të maturantëve, kurse nga fundi i këtij muaji fillojnë edhe riprovimet për nxënësit e rregullt.
Afati i regjistrimit për nxënësat në vit të dytë, të tretë dhe të katërt bëhet më datat 27, 28 dhe 29 gusht.

  • 1

    Radio