Aktuale Më shumë

Rekord infeksionesh ditore në SHBA. New York-u më i godituri

Prej tvteuta09:21, 30 Dhjetor 2021

Numri mesatar ditor i rasteve të reja me covid në Shtetet e Bashkuara ka arritur një rekord prej 258,000 infeskione në shtatë ditët e fundit, ndërsa autoritetet shëndetësore po vlerësojnë efektet e variantit më ngjitës Omicron. Rekordi i mëparshëm ishte 250,141 raste të regjistruara në javën e fillimit të janarit.

Rekorde ditore këtë javë u vendosën edhe në të paktën shtatë vende evropiane. Rritja erdhi në një kohë kur shumë amerikanë po udhëtojnë për pushime. Qindra fluturime janë anuluar që nga Krishtlindjet për shkak se një numër i madh i ekuipazheve ajrore u infektuan. Ndërkohë, 76 mijë persona janë shtruar në spital në mbarë vendin, 19 për qind më shumë në dhjetë ditët e fundit. Vendet me më shumë infeksione të reja janë New Yorku (40,780), Kalifornia (më shumë se 30,000), Teksasi (më shumë se 17,000) dhe Ohio (më shumë se 15,000).

  • 1

    Radio