Aktuale Më shumë

Redi Shehu në librarinë “Ulqini” foli për identitetin

Prej tvteuta14:09, 6 Shtator 2022

Në vazhdën e takimeve të hapura që libraria Ulqini ka ndërmarrë në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, drejtori i Institutit të Komunikimit “Medius”, njëheri edhe sociolog Redi Shehu,nga Shqipëria, me të gjithë profesionalizmin e tij foli për identitetin, konkretisht për rrezikun e identiteteve fluide.

Edhe pse për identitetin është diskutuar pafund në të gjitha nivelet, për identitetin e lëngshëm si një fenomen modern është diskutuar shumë pak, u shpreh Shehu.

Thelbi i identitetit në përgjithësi është e veçanta dhe unikja e personit.

Sociologu Shehu u ndal edhe tek identiteti kombëtar.

Ndërsa ai foli edhe për marëdhënien e njërëzve me njëri tjetrin,e cila me zhvillimin e teknologjisë ka ndryshuar shumë.

Ky takim i hapur vazhdoi edhe pyetjet nga publiku prezent, ndërsa Shehu vlerësoj shumë që aktivitete të tilla janë duke u organizuar pikërisht në librari, në mesine librave.

  • 1

    Radio