Ekonomi Më shumë

Rebelohen pronarët e lokaleve: Nuk do të respektojmë masat

Prej tvteuta19:59, 5 Nëntor 2020

Shoqatat e bareve dhe restoraneve nga Podgorica, Tivati, Budva dhe Kotorri thonë se nuk do ti respektojnë masat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për mbylljen e tyre.Në një letër dërguar Trupit Koordinues Nacional  për Sëmundjet Infektive (NKT), ata njoftuan edhe organizimin e një proteste  në Podgoricë, të Premten në ora 11:30.Sipas deklaratës, nënshkruar nga presidenti i Këshillit të Shoqatës së pronarëve të lokaleve të Podgoricës, Miroslav Shqepanoviq, atyre do t’u bashkohen në protestë edhe kolegë nga i gjithë Mali i Zi. ISHP njoftoi dje se shkollat ​​dhe lokalet në Podgoricë, Budva, Ulqin dhe Cetinje do të mbyllen nga mesnata e 6 nëntorit dhe kjo masë do të zgjasë për të paktën 14 ditë.

“Anëtarët e shoqatës nga e gjithë Mali i Zi besojnë se ata nuk janë fajtorë për situatën e re, por duke respektuar masat e TKN në objektet e tyre,  kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftimin e epidemisë së virusit COVID 19. “, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Në letër ata kërkojnë të kenë  trajtim, nëse jo më të favorshëm, atëherë të paktën  si degët e tjera të ekonomisë.

  • 1

    Radio