Rebelim pas tërmetit në burgun sirian. Arratisen 20 anëtarë të ISIS
Prej tvteuta17:23, 7 Shkurt 2023

Tërmeti shkatërrues që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë, në këtë të fundit mund të sjellë edhe probleme të sigurisë.
Raportohet se rreth 20 luftëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS) u arratisën nga një burg sirian gjatë rebelimit pas tërmetit që tronditi rajonin. Burgu ushtarak i Rajos, i vendosur pranë kufirit turk në veriperëndim të Sirisë, ka rreth 2 mijë të burgosur, përfshirë rreth 1 mijë e 300 të dyshuar se kanë luftuar për Shtetin Islamik.
Pas tërmetit të burgosurit filluan një kryengritje dhe morën kontrollin e disa pjesëve të burgut, ndërsa 20 prej tyre u arratisën. Ata besohet se janë anëtarë të Shtetit Islamik. I vendosur në një zonë rebele, burgu i Rajos kontrollohet nga forcat proturke.