Sporti Më shumë

Reali fiton me përmbysje të rezultatit

Prej tvteuta12:55, 12 Mars 2023

Real Madridi ka fituar me përmbysje të rezultatit ndaj Espanyolit, në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligas spanjolle.

Madrilenët të shtunën gjatë ditës fituan në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 3:1.

Në minutën e tetë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Joselut. Por goli i bukur i shënuar nga Vinicius Junior në minutën e 22-të, i barazoi shifrat në 1:1. Në minutën e 39-të, Eder Militao kaloi në epërsi vendësit me asistim të Aurelien Tchouamenit. Golin vendimtar në këtë fitore e shënoi Marco Asensio, në minutën e tretë të kohës shtesë.

Pas 25 ndeshjeve të luajtura, Real Madridi ka grumbulluar 56 pikë. Espanyoli ka 27 pikë.

  • 1

    Radio