Aktuale Më shumë

Real Madridi e ka filluar mbarë vitin 2022, duke fituar Superkupën e Spanjës, pasi mposhti me rezultat 2-0 Athletic Bilbaon

Prej tvteuta17:48, 17 Janar 2022

Gara e tretë më e rëndësishme në Spanjë, pas La Ligës dhe Kupës së Mbretit u zhvillua në Arabinë Suadite.Ishte minuta e 38-të kur Los Blancos e zhbllokuan finalen me golin e realizuar nga Luka Modric, me Rodrygon që ishte asistuesi.

45 minutat e dytë filluan edhe më mirë për madrilenët, pasi arritën të realizonin edhe golin e dytë.

Nga një penallti e fituar në minutën e 52-të, Karim Benzema arriti që ta konvertonte në gol, për rezultatin 2-0.

Por, madrilenët mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Eder Militao (87′) luajti me dorë në zonën e rreptësisë, për t’u ndëshkuar me karton të kuq.

Kështu, Bilbao fitoi penalltinë, mirëpo të cilën në gol nuk arriti ta konvertonte Raul Garcia, pasi Thibaut Courtois e ndaloi me këmbë gjuajtjen e tij në minutën e 89′-të.

  • 1

    Radio