Politikë Më shumë

REAGON GENCI NIMANBEGU: PUSHTETI PO JEP KALANE PER NJE GRUSHT EUROSH

Prej tvteuta19:03, 12 Maj 2015

ÇFARË  FATIT  PO KRIJON  PUSHTETI  NË  ULQIN?

Kompromisat që do të çelin rrugën e devastimit urban, shoqëror dhe moral

Nga kontaktet dhe informatat që kam marr kohën e fundit duket fare e qartë që është fare pranë realizimit të një kompromisi të radhës në Komunën tonë, e kjo është legalizimi i pozitës së liftit për Kala?!

Sa për kujtesë, ai lift u nis në tokë të shtetit, pa leje nga asnjë institucion, dhe ka mbet si nje monument dhune, arrogance dhe paaftësije të institucioneve si në Ulqin dhe në Mal të Zi. Sigurisht që paraqet shenjën e një kohë kur ligji nuk është i njëjtë për të gjithë.

Një  Komision i ngritur nga Kryetari i Komunës, që tju them të drejtën disa njerëz nuk I njoh fare, e kanë marrë përsipër që të përcaktojnë vendin e liftit pa konsultime publike dhe të mbyllur në zyre të kabinetit. Sidoqoftë ato po e marrin përgjegjësin nësë kjo ndodh dhe nësë legalizohet edhe një herë një devastim i Kalasë 27 shekullore Ilire  (sic theksuan në Prezantimin e tyre Francezet që këto ditë paraqitën vizionin e tyre për Kala). Ato nga gjithë ndërtimet pohuan që janë vetëm tre objekte që duhet rrenuar:

  1. Hoteli pa leje
  2. Një objekt i vogël në hyrje dhe
  3. Lifti privat pa leje.

Kurse medijt që ishin present në Kala as që e permendën fare qëndrimin e arhitektëve të shkollës së famshme franceze për ruajtjen e objekteve kulturore. Vetëm lavdata anash e këndit për projekt por jo esencën e gjithë kësaj bisede. Esenca ishte që ai objekt duhet rrëzuar dhe ky është qëndrim I paanshën I njerëzve që nuk e vunë  në pyetje reputacionin e vetë për një grusht eurosh.

Neve na shtrohet një pyetje: A jemi apo nuk jemi për ndërtimin e liftit. Po sigurishqt që po dhe për këtë francezët kan dhënë zgjidhje ato janë në dy tunele hyrëse që nuk demtojnë  agresivisht pamjen e Kalasë.

Kurse si për çudi të gjithë zgjidhjet për lift janë në të njëjtin vend ku është bërë krimi urbanistik në 2007/8. A e meriton Ulqini dhe Kalaja legalizimin e tij?

Vendimi i këti komisioni për mua është thelbesor për funksionimin e pushtetit në Ulqin. Besoj që akterët kryesor e dijnë këtë.

Ky vendim nuk është çështje “arhitektësh” por është çështje e të gjithë neve. Prandaj kërkoj përkrahje në aktivitetet për të mundësuar më dinjitet për Kala dhe për Ulqin.

Genci  Nimanbegu, Deputet  dhe  Kryetar i KKSH-së

  • 1

    Radio