Sociale Më shumë

Reagojnë të akzuarit: Policia dezinformon opinionin

Prej tvteuta10:18, 21 Qershor 2017

Në lidhje me deklarataën e Drejtorisë së policisë, ku si arsye për bastisjen e të shtunës mbrëma në Ulqin, është cekur sulmi në një punonjës policie, kanë reaguar personat që janë thirrur në polici për këtë rast.

Adrijan Rudoviq, Viktor Llukiq dhe Mirsad Çoboviq , deklaratat e policisë i kanë quajtur si dezinformim, pasi ato nuk kanë marrë pjesë në sulmin ndaj punonjësit të policisë, por vetëm ishin prezent në vendngjarje, për çka të njëjtën natë kanë dhënë deklaratë në polici. Ato e quajnë të pakuptimtë që policia i ka kërkuar nëpër lokale kur kanë mundur ti thërrasin në polici ashtu si edhe atë natë që ndodhi rasti.

Pasi jemi qytetarë të ndershëm dhe pa kurrfarë historie kriminale, thonë ata, nuk pranojmë që policia të na krahasojë me persona për të cilët ekziston interes sigurie, prandaj në këtë drejtim do të ngrejmë edhe padi ndaj policisë, thuhet në kumtesën e tyre.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio