Aktuale Më shumë

Reagimi i UDSH-së ndaj deklaratës së Z.Bajraktarit

Prej tvteuta12:01, 23 Qershor 2022

Reagimi I UDSH-së ndaj deklaratës së Z.Bajraktarit
Zotëri Bajraktari,
Duke pasur parasysh deklaratën tuaj se “Udsh-ja kishte prioritete tjera”, dëshirojmë të hedhim poshtë të gjitha akuzat që janë bërë ndaj Udsh-së dhe LDnëMZ-së sepse edhe ato kanë qenë pjesë e negociatave.
Kjo deklaratë ka tendenc vetëm të krijoj huti tek qytetarët dhe faji ti hidhet dikujt tjetër. Por këtë deklarate nuk po ju marrim per të madhe duke ditë se vjen nga nje praktikantit politik (siç e tha tashmë anetari juaj i koalicionit Genc Nimanbegu) ose fajin po ja lejmë nervozizmit tuaj pasi nuk jeni të sigurt dhe sa do zgjase pozita juaj 2 muaj , 2 vite apo 4 vite, duke marre parasysh te gjitha shkeljet ligjore. Për këtë le të presim verdiktin e organeve përkatse.
Është fakt që Udsh-ja ka zhvilluar 2 takime me Lëvizjen Ura, një para zgjedhjeve dhe tjetrën pas zgjedhjeve, z.Omer ju keni zgjedhur të bashkëpunoni me subjekte politike të tjera dhe këtu ska asgjë të keqe por ama nuk tolerojm të krijoni huti ndaj qytetarëve, flisni pak dhe për pakorrektesin e treguar nga ana e juaj, ndërsa nëse keni pasur takime të tjera, me këtë rast ju kujtojmë dhe takimin e zhvilluar në orën 18:00h.
Udsh-ja ka qenë si çdo herë 100% e sinqert në të gjitha aspektet gjatë zhvillimeve të bisedimeve dhe sinqeriteti mbase nuk është vlersuar nga ju dhe nga disa subjekte politike por me rëndësi është vlersuar nga qytetaret. Ne kemi pas obligim vetem ndaj qytetarëve ta respektojme vullnetin e tyre që shqiptarët të bëhen bashkë prandaj dhe prioritet në bisedime paszgjedhore per ne ishte Forca.
Udsh-ja nuk është parti e hallave, dajave, axhave dhe nuk është parti e bizneseve familjare. Ne sjemi fajtor që dhe në vitin 2022 kanë ndikim në vendimarrje dajat dhe axhat (më sakt bizneset e tyre).
Prandaj Z. Omer të këshillojmë që të tregoheni të sinqert, edhe në raste kur gaboni dhe të jeni në sherbim të të gjithë qytetareve.
Gjithashtu ju këshillojmë që ti praktikoni më shumë mendimet dhe këshillat pse jo dhe të disa anëtarëve të vet partiak sepse nuk po dallohet nëse ju z.Bajraktari jeni ai që udhëheq me koalicionin apo atë po e bëne dikush tjeter (nga rradhet e Forces) .
Dëshirojmë poashtu të ju keshillojme të shpejtoni me përzgjedhjen e menaxhmentit të ri të komunës sepse ne na keni akuzuar për opstruksion dhe se është sezoni turistik në prag, kurse tani po bëhen 2 jave që ju nuk po merreni vesh për ndarjen e posteve!
Kaq pra sa i përket kujdesit për qytetaret dhe për sezonin turistik. Siç duket interesi primar i juaji apo mbase i partnereve tuaj nuk janë qytetarët por fatkeqsishtë funksionet.
Unioni Demokratik i Shqiptarëve

  • 1

    Radio