Reagimi i Fatmir Dervishit për shkarkimin e tij
Prej tvteuta10:42, 11 Mars 2024
REAGIM ME SHKAS
Te nderuar vellezer, miq, shok e dashamir. Te nderuar ju te gjithë qe permes rrjeteve sociale, ne menyre direkte apo terthorazi, arrini te informoheni per ceshtje te ndryshme e ne mes tjerash edhe per ngjarjet dhe rrjedhat mbrenda Bashkesise Islame si institucionit te vetem dhe kulmor te muslimaneve te Malit te Zi, rrespektivisht te Ulqinit, Anes se Malit, Krajes e me gjerë.
E morra mundin te reagoj dhe te drejten te ju shpenzoj pakez kohe me qellim te qartesimit te nje momenti dhe nje situate jo te deshiruar per mua e qe ka ndodh ditet qe lam pas e qe mesiguri eshte perfol dhe diskutu ne mesin tuaj.
Behet fjalë per lirimin/shkarkimin tim nga pozita e te qenit anëtar i Keshillit (Mexhlisit) te Bashkesise Islame te Ulqinit, vendim ky qe u mor ne mbledhjen e Meshihatit (organi me i lartë kolektiv i pushtetit ekzekutiv te BI-s se MZ), mbajtur me 06.03.2024. ku gjithashtu shkruan qe vendimi eshte aprovuar njezeri.
Sic mund ta shihni edhe vet ne foton e vendimit te bashkangjitur me poshtë, per ato qe i njohin gjuhet e sllavëve te jugut, ceken edhe disa nene te Kushtetutes se BI-s ne MZ si dhe ceket se kinse une paskam “ofendu rëndë autoritetet e larta te BI-s” dhe se paskam “bërë akuza dhe kualifikime arbitrare dhe të pasakta mbi punen e tyre”.
Ne lidhje me kete ngjarje dhe ne lidhje me kete vendim me duhet te them se:
1.
Per mua personalishtë lirimi/shkarkimi me bënë te ndjehem krenar dhe me bënë te me rritet ndjenja e dinjitetit njerzor e fetar. Sepse qe mbi 20 vite prezence ne jeten fetare te Ulqinit (dhe me gjerë) si dhe ne nje periudhë relativishtë te shkurter por shumë domethenese mbrenda institucioneve te BI-s, dhe ate ne forma te ndryshme, me ka rënë ti njoh mire pikerishtë ata te cilet kete vendim e kanë aprovu. Andaj, duke i njoh ata dhe duke i njoh rrethanat, ambijentin e atmosferen, duke i dit arshinet, normat e modelet e te menduarit dhe te vepruarit te tyre, duke ja njoh matricen mentale, arsimore, fetare e kulurore, PER MUA PERSONALISHT SHKARKIMI ESHTE REFERENCE, ESHTE DINJITET, ESHTE KRENARI.
2.
Te gjitha arsyet/arsyetimet e shkakut/shkasit te lirimit/shkarkimit tim janë te pavërteta por si duket veshët e tyre nuk janë mesu qe dikush te ia thotë te verteten ne sy dhe ta ndegjojnë ate nga nje antar i organeve te BI-s. Si duket, te rrethuar me puthadoras qe janë te mvarur nga ta dhe nga fondet e tyre, nuk kanë pritur e as qe mund ta paramendojnë qe dikush mund te ia permend keqperdorimet, mungesen e transparences e sidomos nuk mund te pranojnë qe organet e zgjedhura legale e legjitime te muslimaneve te vendit te kerkojnë inkuadrim ne vendimarrje per ceshtjet te cilat janë jetike per komunitetin te cilin perfaqsojnë. Per ate edhe vazhdon dhe eshte aktualizu lufta e koheve te fundit qe te eliminohet faktori i ashtuquajtur “civil” nga institucionet e BI-s sepse, duke qenë te pamvarur nga fondet e tyre, në ta me veshtir mund te ndikohet.
3.
Janë ata te cilet kanë instalu sitemin e selektimit negativ te kuadrove ne BI. Janë ata te cilet i kanë privatizu (e besa edhe boshnjakizu) intitucionet e BI-s ne interest e nje grupi te ngusht qe ka okupu kreun e BI-s per mbi 20 vite. Janë ata te cilet kanë rrënu nivelin e perfaqsimit institucional ku Kuvendi i BI-s dhe organet e ndryshme ekzistojnë vetem per permbushjen e formes dhe jo per arritjen e qellimit dhe qe takohen vetem e vetem kur duhet aprovu ndonje vendim te marrur me heret e me “lartë”. Per konkurencë mos te flasim. Per garë te mbrendshme mos te flasim. Per lirim te energjive te mbrendshme duke diskutu e debatu me qellim te filtrimit te nejrezve, propozimeve dhe ideve mos te flasim. Per raportim, sidomos te financave, mos te flasim. Per transparence ne vendimarrje mos te flasim. Per rrespektim te normave ligjore e kushtetuese mos te flasim.
4.
Sa per ilustrim, dy mandatet e para te Reisit sipas Kushtetutes se vjeter, qe eshte dashur te zgjasin nga 4 vite, kanë zgjatur nga 6 vite (2003-2009 dhe 2009-2015). E pastaj diku ne vitin 2014-2015, pasi u shterren mundesit kushtetuese per kandidim te tretë, Kushtetuta u rishkru. Kinse ishte nga koha e monizmit. Paramendojeni, pas dy mandateve nga 4 vjet e qe heshturazi u shendrruan ne dy mandate nga 6 vjet u kujtuan qe Kushtetuta na qenka demode. Dhe e rishkruan. Thjesht. Kaq mbi legalitetin, kushtetutshmerinë dhe rrespektimin e ligjeve dhe normave nga ata te cilet ne mbledhjen e Meshihatit me kanë liruar/shkarkuar nga detyra e antarit te Kshillit (Mexhlisit) te BI-s ne Ulqin duke cituar bile edhe disa nene te Kushtetutes.
5.
Ne te vertet ata mua me kanë liruar e shkarkuar por nga pergjegjsija para njerezve dhe para Zotit per te berat dhe te paberat e tyre per te cilat kanë pritur qe do te heshti e qe do te i aprovoj bile bile “me dorë në zemër” duke ja dhënë atyre kredon e te vepruarit pa transparence e në dëm te muslimanëve te vendit.
6.
Me se domethenese per mua eshte perkrahja e antareve te zgjedhur civil ne Kshillin (Mexhlisin) e Ulqinit te cilet me perkrahen ne mbledhjen e fundit 08.03.2024. te ketij organi dhe qe çuan zerin kunder kesaj padrejtesije. Nga zemra i falenderoj qe te gjithë.
7.
Per fund, duke ju kerku falje juve te nderuar vellezer, miq, shok e dashamir per kete shkrim te gjatë qe do te ju marr kohë, me duhet te i them atyre qe me liruan/shkarkuan:
LETREN E LIRIMIT/SHKARKIMIT TIM DO TA PRINTOJ E TA QES NE RAM. DO TA VENDOSI NE MUR SE BASHKU ME DIPLOMEN E FAKULTETIT. LE TE MBETET PERKUJTIM PER GJENERATAT QE VIJN PAS. SEPSE NJERIUN MUND TA LIRONI E SHKARKONI. POR DINJITETIN NUK MUND T’IA SHKELNI E PERDHOSNI.
Fatmir S. Dervishi
Ulqin, me 10.03.2024.