Sociale Më shumë

Reagime të ashpra të opozitës për ngritjet e çmimeve

Prej tvteuta15:10, 10 Janar 2017

Disa nga partitë opozitare në Mal të Zi kanë reaguar ashpër në lidhje me ngritjen e çmimit të karburantit, duke e akuzuar Qeverinë se mbi shpinën e qytetarëve po hedh barrën e politikave të dështuara ekonomike. Kundër këtyre masave kanë reaguar Lëvizja Qytetare URA e cila uljen e kompensimit për nëna dhe tatimet e reja i kanë cilësuar si dhurata nga Qeveria me rastin e festave  të fundvitit.

Nga Partia Socialdemokrate thonë se kjo parti i ka paralajmëruar qytetarët edhe para zgjedhjeve se partia në pushtet barrën e qeverisjes së keqe do ta hedhë mbi hpinën e qytetarëve, duke goditur pikërisht kategoritë më të ndjeshme. Derisa qytetarët do të paguajnë karburantin deri në 16 cent më shtrenjtë për litër, biznesmenët qeveritar do të paguajnë vetëm 2% të borxhit tatimor, dhe këtë nëse ato dëshirojnë vetë, pasi qeveria nuk lodhet shumë në vjeljen e tij, thuhet në deklaratën e Partisë Socialdemokrate.

  • 1

    Radio