Kulturë Më shumë

RDC DO TE RRIT ÇMIMET E SHËRBIMEVE PËR MEDIA

Prej tvteuta17:37, 25 Mars 2019

Shoqata e mediave të pavarura elektronike UNEM, anëtare e të cilës është edhe TV Teuta, proteston për shkak të paralajmerimit të rritjes së çmimeve të shërbimeve të cilat mediat elektronike I paguajnë  Qendrës Radio difuzive (RDC). Vlerësojmë se rritja e çmimit të shërbimeve ndaj mediave në këto momente ekonomike, është e pakuptimtë dhe çon drejtë rrezikimit të mbijetesës, ose edhe të shuarjes së një numri të madh të mediave në Mal të Zi.  Nuk është e qartë pse RDC ka vendosur për këtë veprim, pa u konsultuar me media dhe pa e pasur parasysh se çfarë pasojash mund të shkaktojë një vendim I tillë. Sidomos nuk është e qartë, kur Qeveria po mundohet të formojë një fond I cili do të ndihmonte mbijetesën e  mediave malazeze, dikush I rrit çmimet e shërbimeve ndaj mediave të  njëjta. Rritja e çmimeve sidomos do ti prek radio stacionet, të cilat viteve të fundit kanë  problem të mëdha në realizimin e të ardhurave permes marketingut. UNEM  apelon tek përgjegjësit e RDC-së, që të rishqyrtojnë edhe njëherë vendimin mbi rritjen e çmimeve dhe të tentojnë të kuptojnë realitetin në të cilin mediat sot punojnë në Mal të Zi.

  • 1

    Radio