Aktuale Më shumë

Rasti Haradinaj: Sot protesta në Gjenevë dhe Shtutgart

Prej tvteuta09:54, 14 Janar 2017

Sot në Gjenevë do të mbahet një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe moslirimit të plotë të tij nga Franca. Shoqëria “Lëvizja” e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij.

Shoqëria “Lëvizja” e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste e cil aështë planifikuar për orën 14.00.  Edhe në Shtuttgart të Gjermanisë, bashkatdhetarët do të protestojnë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Drejtësia franceze e ka liruar me kusht Hardinajn, por lideri AAK-së do të detyrohet të qëndrojë në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij.

  • 1

    Radio