Rasti Hajdukoviq: Pronari heq shtyllat
Prej tvteuta23 June 2017
Policia komunale ka intervenuar sot në mëngjes përsëri në rrugën e Kripores për heqjen eshtyllave në rrugën publike. Pronari i tokës anë rrugës, Dushan Hajdukoviq,  i cili më herët i kushte vendosur shtyllat, këtë radhë i ka hequr ato vetë. Shefi i policisë komunale Suabih Mehmeti, tha për televizionin Teuta se policia komunale me këtë rast i ka marrë të gjitha masat e parapara ligjore, por fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për interevnim të mëtejshëm.