Raoniq: Partitë e pakicave vendimtare për formimin e qeverisë
Prej tvteuta10:23, 5 Janar 2016

Kryetari i Aleancës Qytetare Boris Raoniq, tha media se mandatet e pakicave do të jenë vendimtarë për formimin e pushtetit pas zgjedhjeve të ardhshme, edhe pse partitë qytetare synojnë gjithnjë e më tepër elektoratin e tyre.
Sipas Raoniq Partia Boshnjake ka mundësi reale të marrë mandatin e katërt, pasi ka strukturë të fortë partiake dhe mban pushtetin në tri komuna. Sa u përket partive shqiptare, Raoniq tha se vetëm Forca mund të sigurojë mandatin pa hyrë në koalicione, kurse të tjerave do tu duhen kombinime të ndryshme për arritjen e këtij qëllimi.