Rama fton në takim liderët politik shqiptar të Maqedonisë
Prej tvteuta13 December 2016
Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ftuar në një takim të gjithë liderët politik shqiptar nga Maqedonia që kanë fituar mandate në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Edi Rama pritet që t’i takojë të ndarë të gjithë liderët, dhe se është interesuar për planet dhe strategjinë e ardhshme të liderëve shqiptar se si do t’i artikulojnë kërkesat e shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Rama është interesuar për së afërmi në këtë drejtim dhe i ka dhënë përkrahje të gjithë liderëve politik duke i thënë se do të mbështes të gjitha kërkesat e shqiptarëve