Aktuale Më shumë

Rama: Do ta shqyrtojmë “Ballkanin e hapur” nëse shqiptarët janë kundër

Prej tvteuta11:02, 22 Janar 2022

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të rishikojë “Ballkanin e hapur” nëse qytetarët i thonë “Jo” nismës së tri vendeve ballkanike, Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut. Këshillimi Kombëtar, i lansuar më 24 dhjetor të vitit të kaluar nga kryeministri Rama, është iniciuar publikisht e zyrtarisht të enjten, ku nëpër shtëpitë e qytetarëve kanë filluar të mbërrijnë anketa, në të cilën është edhe pyetja nëse “Ballkani i hapur” është në interes të Shqipërisë.

Pasi është iniciuar zyrtarisht Këshillimi Kombëtar, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët se nëse qytetarët thonë “jo” për “Ballkanin e hapur” a do tërhiqeni nga nisma? “Do ta shikojmë. Patjetër me shumë vëmendje. E përsëris, është nevoja jonë për ta marrë këtë opinion. Për nismën ‘Ballkani i hapur’ ka njerëz që mendojnë se nuk është gjëja e duhur, por ka të tjerë që mendojnë se është i rëndësishëm, edhe për këtë ne do t’u drejtohemi shqiptarëve.

  • 1

    Radio