REGION/SVET Më shumë

Rama: Balkani i nevojitet Bashkimit Europian

Prej tvteuta13:14, 27 Dhjetor 2014

Kryeministri i Shqipërise Edi Rama ka porositur bashkësin ndërkombëtare në një debat publik në Prishtinë, nëse sot nuk kuptohet se ballkani i duhet Bashkimit Europian , ashtu sikur ballkanit i lypset Bashkimi Europian, nesër kjo mund të jetë vonë. Sipas Edi Ramës, ky është një moment i rëndësishëm historik për shqiptarët dhe nga kjo duhet nxjerrë maksimumin, por njëkohësisht duhet pasur kujdes që të mos bëhen gabime. Ai ka shtuar se shqiptarët nuk duhet te bien në kurth të nacionalizmit dhe popolizmit të cilët nuk sjellin asgjë të mirë, por mund të dëmtojnë Kosovën dhe Shqipërinë në rrugën drejtë Europës.

 

  • 1

    Radio