Rajoni/Bota Më shumë

Raketat himars në centralet bërthamore

Prej tvteuta15:38, 23 Janar 2023

Shërbimi i jashtëm i inteligjencës në rusi, SVR, ka akuzuar Ukrainën të hënën se po i mban armët e dhëna nga perëndimi në centralet bërthamore në të gjithë vendin. Ai nuk dha asnjë provë për ta mbështetur këtë pretendim dhe agjencia e lajmeve Reuters thotë se nuk ka mundur të verifikojë pretendimet.
Në një deklaratë, SVR tha se raketalëshuesit e dhënë nga SHBA, HIMARS, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione artilerie, janë dërguar në stacionin e energjisë bërthamore Rivne, në veri perëndim të Ukrainës.
“Forcat e armatosura ukrainase po i mbrojnë armët dhe municionet e dhëna nga perëndimi në territoret e centraleve bërthamore”, tha shërbimi duke shtuar se një ngarkesë armësh ishte dërguar në stacionin e energjisë Rivne javën e fundit të dhjetorit. Stacionet e shumta bërthamore të Ukrainës, kanë qenë në qendër të vëmendjes që nga fillimi i pushtimit. Forcat ruse morën kontrollin e impiantit bërthamor të dalë jashtë funksionimi të Cernobilit, në më pak se 48 orë nga fillimi i pushtimit dhe morën po ashtu edhe Zaporizhian, centralin më të madh bërthamor në Evropë, më herët gjatë luftës. Si Kievi, ashtu edhe Moska kanë akuzuar njëri tjetrin se po bombardojnë zaporizhian dhe ukraina thotë se rusia po e përdor vendin si një depo faktike armësh. Agjencia e kombeve të bashkuara për energjinë bërthamore ka shprehur ndërkohë shqetësim për sulmet afër centraleve duke paralajmëruar rrezikun e një katastrofe bërthamore.

  • 1

    Radio