Rakçeviq kryetar i ABR
Prej tvteuta10 March 2015
Lëvizja qytetare në të ardhmen do të quhet ,,Aksioni i Bashkuar Reformist, kurse kandidat për kryetar do të jetë Zharko Rakçeviq, ka vendosur Këshilli iniciues i Lëvizjes Qytetare. Kandidatë për nënkryetarë janë Dritan Abazoviq, Bozhena Jellushiq dhe Rade Bojeviq. Konventa themeluese do të mbahet me 14 mars kur edhe do të prezantohet këshilli koordinues të cilin do ta përbëjnë ekspertë të njohur të obliguar për hartimin dhe promovimin e politikës së aksionit të bashkuar reformistë në sektorët më të rëndësishëm.