Aktuale Më shumë

Rajmond Gjonaj-i riu shqiptarë, shembull i studentëve. Zgjedhet anëtar i KE të parlamentit studentor dhe Senatit të Univerzitetit të MZ

Prej tvteuta11:34, 5 Dhjetor 2022

Në seancën e kaluar të parlamentit studentor të Universitetit të Malit të Zi, Rajmond Gjonaj nga Ulqini është zgjedhur anëtar i Këshillit Ekzekutiv të parlamentit studentor të Universitetit të Malit të Zi, si dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Malit të Zi, organit  më të lartë  akademik që vendos për çështje të bashkëpunimit mësimor, shkencor dhe profesional të universitetit. Ai përbëhet nga rektori, prorektorët, përfaqësuesit e personelit akademik dhe përfaqësuesit e studentëve në përputhje me Statutin e Universitetit.
Gjonaj është student i vitit të gjashtë në mjekësi dhe  kryetar i Këshillit Studentor  të   Fakultetit të Mjekësisë në Mal të Zi, si një nga studentët më të mirë të këtij fakulteti, me notë mesatare 10.00 në vitin e kaluar të studimeve, i shpërblyer disa herë.

  • 1

    Radio