Ragmi Mustafa: Shqiptarët në Serbi votojnë vetëm partitë shqiptare (video)
Prej tvteuta22:22, 15 Shkurt 2020
Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtarë të Shqipëtarëve në Serbi, në një intervistë për TV Teuta, ka folur për gjendjen e Luginës së Preshevës për prespektiven dhe projektet që priten të zhvillohen në këtë zonë të banuar nga shqiptarët. Kryetari Mustafa poashtu deklaroi se në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të cilat do të mbahen me 26 prrill në Serbi, pret që shqiptarët do të fitojnë dy ose tre deputet. Ai theksoi se votuesit shqiptarë në Serbi janë të ndarë në shumë parti shqiptare, por nuk ka raste të evidentuara kur shqiptarët votojnë apo janë pjestarë të partive qytetare në Serbi. Kjo sipas tij ndodhi vetem ne nje moment me heret, kur shqiptare nga Presheva ishin te integruar ne listen e LDP-se.
“Shqiptaret e Presheves deri me tash kane arritur te ruajne organizimin e pavarur politik pavaresisht qe jane te shperndarene shume parti politike, por te gjitha jane shqiptare”, deklaroi Mustafa.