Aktuale Më shumë

Radunoviq: Rezultati i zgjedhjeve lokale do të shpallet, me apo pa Gjykatë Kushtetuese

Prej tvteuta17:11, 28 Janar 2023

Deputeti i Frontit Demokratik, Sllaven Radunoviq, shpreson se do të arrihet një marrëveshje për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nëse kjo nuk ndodh, atëher do të shikojnë zgjidhje alternative për tranzicionin e pushtetit në Podgoricë.

Radunoviq tha se FD sërish do të votojë për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, të cilin presidenti Millo Gjukanoviq e ktheu në Kuvend.

“Ne votuam për të katër kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe treguam vullnet të mirë për ta mbyllur këtë çështje, por DPS-ja e pengoi përfundimin e atij procesi”, tha Radunoviq për TV Adria.Ai shtoi se rezultatet e zgjedhjeve lokale do të shpallen me ose pa Gjykatën Kushtetuese.

  • 1

    Radio