Ekonomi Më shumë

Radulloviq: Studimi thotë se Kriporja duhet të mbrohet

Prej tvteuta09:49, 17 Shkurt 2018

Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavle Radulloviq , në mëngjesin e djeshëm punues me ambasadorët ka deklaruar se ky dikaster i qeverisë nuk ka fituar vetëm përkrahjen morale por edhe përkrahjen materiale në transferimin e njohurive dhe teknologjisë.

Ai në  këtë takim me titull “Hapat kryesor në rrugën drejtë BE” u ka prezantuar ambasadorëve rezultatet e arritura në sferat e kompetencave të ministrisë dhe aktivitetet e planifikuara për vitin rrjedhës me theks të veçantë në procesin e integrimeve evropiane. Radulloviq ka kumtuar se ambasadori i Gjermanisë e ka përmendur Kriporen e Ulqinit dhe ka shtuar se studimi i cili ka të bëjë me këtë lokalitet është para përfundimit dhe se ai tregon nevojën e mbrojtjes së Kripores.

  • 1

    Radio